Një 80-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi kërcënoi me armë një person në Mat.

Ai kërcënoi me jetë për motive pronësie një person, ndërsa iu gjetën një armë zjarri automatik, 3 krehra me 82 fishekë dhe dy granata dore.

I akuzuari I.L., 80 vjeç, banues në Burrel është i dënuar më parë për vrasje.

“Mat/ Falë ndërhyrjes së Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Kanosi me jetë për motive pronësie një shtetas dhe mbante armë zjarri, municion luftarak e granta, vihet në pranga nga policia. I arrestuari, i dënuar më parë për vrasje. Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri automatik, 3 krehëra me 82 fishekë dhe dy granata dore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, morën njoftim se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, shtetasi I.L., i dënuar më parë për vrasje , po konfliktohej për motive pronësie dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K. Gjithashtu Policia mori informacion se shtetasi që e kërcënonte dyshohet se mbante armë zjarri. Menjëherë shërbimet e Policisë organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe vunë në pranga shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje). Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA