Një karakteristikë e Ditës së Verës është edhe verorja, të cilën qytetarët e vendosin si simbol të hyrjes së pranverës.

I vendosur si aksesor byzylyk ajo është e përbërë nga një gjalmë i hollë i dredhur me dy-tri fije prej leshi ose mëndafshi, zakonisht me ngjyra të kuqe dhe të bardhë.

Jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit kanë zgjedhur që të lidhin në dorën e tyre një verore ku sipas traditës mendohet një dëshirë dhe kjo verore duhet të hiqet kur shohim dallëndyshen e parë e cila e merr atë dhe dëshira e menduar realizohet.

Shitësit e veroreve janë pozicionuar në disa rrugë kryesore të Tiranës por jo vetëm për t’ua ofruar qytetarëve të shumtë që kanë dalë sot për të festuar këtë ditë. Ata kanë vendosur t’i shtojnë edhe një detaj tjetër duke vendosur një shkronjë, lule apo nusepashke.

Aktivitetet e ndryshme kanë ofruar argëtim për të gjitha grupmoshat dhe do të vijojnë deri në mbrëmje, ndërsa rrugët janë të mbushura me tullumbace, lule, ngjyra të shumta, ëmbëlsira dhe sigurisht nuk mund të mungojë edhe ballokumja e Elbasanit, aty ku ka edhe origjinën, që është një ndër simbolet kryesore të 14 marsit.

FOTO GALERI
2/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA