Champions League këtë sezon mund të ketë tre skuadra italiane në fazën çerekfinale.
Në fakt, vendin e sigurt për momentin e ka vetëm Milani me kuqezinjtë që eliminuan Tottenham, ndërsa nga ana tjetër, Inter dhe Napoli kanë shansin për të mbërritur në çerekfinale pasi i kanë fituar ndeshjet e para respektivisht ndaj Portos dhe Eintracht Frankfurt.
Kjo dukuri nuk ka kaluar pa pasur edhe vëmendjen e trajnerit të Real Madrid, Carlo Ancelotti. Numri një i stolit të Real Madrid shprehet se nëse në çerekfinalet e Champions shkojnë tre italiane, atëherë do të ishte një sinjal i qartë për Europën se Serie A po rikthehet në nivelet e larta.
“Skuadrat italiane po bëjnë shumë mirë në Europë. Këtë sezon mund të jenë tre prej tyre në çerekfinalet e Champions League, që do të ishte një arritje shumë e mirë për futbollin italian. Do të ishte edhe një sinjal për Europën”, u shpreh Ancelotti.
Top Channel