Teknologjia në futboll vijon të mbetet një temë e gjerë diskutimi. VAR shkakton shumë polemika me një pjesë të madhe të skuadrave që vijojnë të vendosin në dyshim vendimet e arbitrave.
Së fundmi, në lidhje me sistemin VAR foli edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas.
Ky i fundit u shpreh se duhet parë më mirë si po funksionon VAR-i, ndërsa ndër të tjera shtoi se e rëndësishme është që për teknologjinë duhet të vendosen njerëzit e duhur.
“Duhet të shohim pak më shumë këtë çështjen e VAR-it. E kam edhe te njerëzit që janë të përfshirë me VAR, nëse janë ata të duhurit. Kjo pjesë është e rëndësishme sepse ata duhet të jenë të pavarur.
E di që ka edhe shumë skuadra të cilat nuk janë të lumtura me vendimet e VAR, por po bashkëpunojnë. Duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur”, u shpreh Tebas.
Top Channel