“Na falni që ju vramë”/ Ekspozitë për rrezikun e inteligjencës artificiale

13/03/2023 12:30

Avancimet në Inteligjencën Artificiale po vijnë në mënyrë kaq të vrullshme dhe tronditëse sa një muze në San Fracisko, zemra e revolucionit teknologjik ka imagjinuar një memorial me shkatërrimin e njerëzimit.

“Na falni për vrasjen e shumicës së njerëzimit”, thotë një monitor që të fton në Muzeun e Mospërputhjes, një ekspozitë kontroversiale mbi teknologjinë.

Copëzat në këtë shfaqje kontemporane kombinojnë shqetësimet me komiken.

“Koncepti i muzeut është ideja se ndodhemi në një botë post-apokaliptike ku inteligjenca artificial ka shkatërruar pothuajse shumicën e njerëzimit”, thotë Audrey Kim, kuratorja e shfaqjes.

“Por, më pas inteligjenca artifciale kupton se ka bërë diccka të keqe dhe krijon një tip memoriali për njerëzit, kështu shprehja kryesore e ekspozitës tonë është “na falni që vramë shumicën e njerëzimit”, vazhdon më tej ajo.

Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale është një koncept që është edhe më i mjegullt se Inteligjenca Artificiale e thjeshtë që po kalon në jetën e përditshme, siç shihet në shfaqjen e shpejtë të aplikacioneve të tilla si ChatGPT ose chatbot i Bing dhe gjithë zhurmën që i rrethon.

AGI është “inteligjencë artificiale që është në gjendje të bëjë gjithçka që një njeri do të ishte në gjendje të bënte”, duke integruar kapacitetet njohëse njerëzore në makina.

Sam Altman, themeluesi i OpenAI krijues i ChatGPT, ka thënë se AGI, e bërë siç duhet, mund të “ngrejë njerëzimin” dhe të ndryshojë “kufijtë e mundësive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA