Lineker i bën “gol” BBC-së! Rrjeti britanik kërkon ndjesë për kritikat ndaj komenteve të tij pro emigrantëve

13/03/2023 19:54

Ish-sulmuesi i kombëtares angleze dhe prezantuesi i emisionit të BBC për Premier Leaguen “Match of the Day”, ka mundur të fitojë betejën e tij me gjigandin mediatik britanik duke e detyruar këtë të fundit, që  të kërkojë ndjesë për mënyrën sesi trajtuan një postim të tij në Twitter, kur ai shprehej kundër politikës së qeverisë aktuale për gomonet dhe azilkërkuesit, dhe retoriken rreth saj, që ai e krahasonte si jo të ndryshme nga ajo e Gjermanisë në vitet 1930, kur u instalua nazizmi në Evropë. 

Pas një autogoli të jashtëzakonshëm nga BBC-ja, kur kjo e fundit detyroji të mos lejojë prezantuesin e saj te emisionit më të ndjekur sportive të Premiere Leagues angleze, ish-sulmuesi i kombëtares angleze dhe prezantuesi karizmatik i këtij emisioni, Gary Lineker, arriti me mbështetjen e publikut britanik dhe solidaritetin e kolegëve të tij të BBC si dhe komentatorëve dhe menaxherëve të ekipeve angleze të futbollit, të mposhtë drejtuesit e BBC duke i detyruar ata ti kërkonin të falur publikisht.

Ishte një mesazh i tij në mediat në llogarinë e Gary Lineker në Twitter me 8.5 milion ndjekës ku ai shprehej kundër ligjeve të reja anti-emigracion të konservatorëve në pushtet, duke e krahasuar retoriken jo të ndryshme nga ajo e Gjermanisë së viteve 1930, kur nazistet erdhën në pushtet. Gary Lineker është me kontratë si i jashtëm në BBC dhe me i paguari nga prezantuesit e saj, dhe kjo e fundit e ka taksative paanshmërinë në raporitme, por askund në kontratën e tij nuk thuhej se ai nuk mund të shprehte opinionet e tij për çështjet politike.

Qëndrimi i BBC u pa nga shumë si një luftë ndaj lirisë së fjalës dhe një përpjekje nga drejtuesit aktual të saj të emëruar nga qeveritë konservatore të qendrës së djathtë. Por reputacioni i BBC nga mostransmetimi të shtunën i këtij emisioni mjaft të ndjekur dhe nje solidariteti të paprecedentë nga vetë gazetarët e BBC dhe publiku , u dëmtua aq shumë sa detyroji drejtuesit e saj ti kërkojnë ndjesë publike Gary Lineker dhe të negociojnë rikthimin e tij në BBC.

Linker u shpreh se shoqëria britanike është tolerante ndaj të huajve që i ikin persekutimit apo luftërave dhe kërkojnë strehim në një vend larg atdheut të tyre. Ishte nagezulluese tha ai kur shikon empatine tuaj ndaj vuajtjeve të azilkërkuesve nga kaq shumë britanikë.

Ish-sulmuesi i kombëtares angleze fitoji pa i shënuar BBC, ku ai punon, e cila humbi përmes autogolit në një fitore ndaj fajles së lire dhe vetregullimit më të mirë të BBC për politikat e veta editoriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA