Radhë të gjata në Kakavijë, pritje mbi dy orë, njoftohet për tjetër protestë nga fermerët grekë Mimoza Paja bënte disa punë për të siguruar të ardhura, por puna si banakiere në lokalin e lagjen i mori jetën, kur persona qëlluan me kallashnikov të dielën në mbrëmje.
Fqinjët e 58-vjeçares tregojnë për jetën e vështirë të së ndjerës, që mbylli sytë tragjikisht një natë ma parë.
“I ka vdekur burri. Ishte me qira, bënte tre punë. Ishte e sëmurë, ka tre vajza dhe një djalë. Ishte shumë varfër, ka vuajtur shumë. Mbesën që u plagosur e kishte shumë përzemër, ishte vajza e vajzës’, thotë një grua.
Ndërkohë, në shtëpinë ku Mimoza jetonte me qira janë hapur dyert e mortit. Trupi i saj do të përcillet sot pasdite në banesën e fundit, ndërkohë që ende nuk janë identifikuar autorët e atentatit që vranë 58-vjeçaren dhe plagosën pesë të tjerë.
Në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë, që tashmë është kthyer në skenë krimi duken xhamat e thyer dhe mobiljet e dëmtuara si pasojë e breshërive të plumbave.
Top Channel