Sekondat që i shpëtuan jetën qytetarit, makina shmang përplasjen me “Audin” me shpejtësi skëterrë

10/03/2023 11:57

Një makinë që po kalonte në momentin e përplasjes së  “Audit” ka shpëtuar për pak sekonda nga përplasja.

Top Channel ka siguruar nga kamerat e sigurisë momentin e përplasjes së “Audit” me bordurën mbrojtëse.

Si ndodhi aksidenti tragjik?

Automjeti tip “Audi” me drejtues 20-vjeçarin Klevis Ruçaj, me dy vajzat pasagjere në makinë, ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizje nga Farka për te rrethrrotullimi pranë një qendre tregtare. Por, për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, mjeti nuk u fut në rrethrrotullim por u përplas me barrierat anësore duke i çarë ato e duke përfunduar disa metra më poshtë ku u përplas me një mjet tjetër që po udhëtonte drejt Elbasanit, një automjet tip “Honda”, me drejtues personin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Dy vajzat pasagjere humbën jetën në vendngjarje, ndërsa pas disa orësh betejë për jetën në spital, ndërroi jetë edhe shoferi 20-vjeçar. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i “Honda-s” dhe dy pasagjerët e tjerë që ishin me të.

Nga matjet e kryera në terren nga ekspertët ka rezultuar se “Audi” udhëtonte me një shpejtësi mbi 200 km në orë dhe shenjat e para të frenimit i ka pasur vetëm 27 metra larg rrotullimit duke mos pasur asnjë mundësi për shmangien e këtij aksidenti të rëndë.

Kjo zonë edhe më herët ka pasur problem për sa i përket aksidenteve me pasoja kryesisht të mjeteve që udhëtonin nga Elbasani në Tiranë. Këto aksidente sollën edhe nevojën për të rindërtuar rrugën duke krijuar këtë rrethrrotullim që sërish nuk i shmangu aksidentet.

 

FOTO GALERI
7/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA