![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/44544545454-800x450.jpg)
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Aleksandër Goga” në qytetin e Durrësit.
Aksidenti ka ndodhur pranë spitalit rajonal, në vendin e njohur nga banorët “Te Dyli”.
Një betoniere ka përplasur një person me biçikletë që paraprakisht dyshohet se ka qenë duke kaluar rrugën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonierës Petrit P. 58 vjeç dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.”- njofton policia.
Top Channel