Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Lumalas.

Një makinë ka përplasur për vdekje këmbësorin 39-vjeçar që po kalonte rrugën. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 10.03.2023, rreth orës 18:58, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor shtetasi O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel