Në Elbasan nisën festimet për Ditën e Verës. Tradita e do që fëmijët të gëzojnë të parët.

Të mbledhur nga të gjitha shkollat qytet e fshat ata kane sjellë traditën e bukur të secilës zonë që përfaqësonin.

Art dhe zeje është panairi që solli magjinë e ngjyrave, kostumeve dhe gatimeve të Elbasanit me moton e përçimit të traditës brez pas brezi.

Për rreth një javë Elbasani shndërrohet në kryeqytetin e festimeve duke pritur mijëra miq.

Të larmishme janë aktivitetet e parashikuara nga Bashkia e Elbasanit ku nuk mungojnë as risitë.

Festivali i Ballokumes do të organizohet për herë të parë në qendër te qytetit nga zonjat elbasanase dhe tashmë do të keni mundësi të provoni ballokume të vërteta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA