14 persona janë infektuar me COVID-19, pas 279 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Personat e infektuar janë 9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Vau Dejës, Vlorë, 1 në Gjirokastër.

Gjithsej janë 160 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 dhe janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,862 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 9 Mars 2023)

Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 279

Testime totale 2,043,060
Raste pozitive 333,622
Raste të shëruara 329,862
Raste Aktive 160
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 142
Fier 7
Vlorë 6
Durrës. 3
Shkodër. 3
Elbasan. 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA