Aksidenti me dy viktima në mbikalimin e Saukut/ Automjeti ra mbi kofanon e makinës tjetër, tre persona mbetën të plagosur

09/03/2023 19:01

Dy vajza kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi një makinë ra sipër një makine tjetër këtë të enjte, në mbikalimin e Saukut në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:05, kur shtetasi me iniciale Q.K. ka humbur drejtimin e mjetit, duke rënë nga mbikalimi mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Policia njofton se kanë humbur jetën dy shtetase femra dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel