
23/05 22:49
Kombëtarja U16 për femra është gati të nisë punën për turneun “UEFA Development” për këtë grupmoshë.
Ky kompeticion zhvillohet në vendin tonë në datat 7-12 mars. Veç Shqipërisë do të marrin pjesë edhe Kosova, Andorra e Moldavia.
Ekipi kombëtar U16, që drejtohet nga Agustin Kola, do të nisë grumbullimin të shtunën e 4 marsit në qytetin e Durrësit. Aty do të qëndrojë deri në fund të këtij kompeticioni. Tekniku kuqezi ka bërë publike këtë të premte listën me 22 lojtaret e ftuara për këtë turne.
Top Channel