Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, përmes një lidhje live me “Top Story”, nuk ka lënë rast pa ironizuar opozitën për të cilën tha se edhe pse kërkoi vetë debat për çështjen “McGonigal” nuk i qëndruan deri në fund seancës në Kuvend por ikën dhe “fletën gjumë”.
Ai u shpreh se Rama i dha përgjigjet e veta ndërsa e vetmja gjë që u kuptua nga kjo situatë është se opozita ka përdorur këtë çështje për të larguar vëmendjen nga situata në PD.
Balla deklaroi se tashmë fokusi i Partisë Socialiste është të kryejë hetimet e plota mbi “21 janarin”.
Balla: Në fakt opozita ka ikur të flejë gjumë po vazhdojnë diskutimet vetëm nga ana e mazhorancës, ju njihni shumë mirë se keni qenë në një kohë të gjatë me ta, fle gjumë herët, ishin këta që kërkuan debatin 24 orë dhe pas 11 orësh jemi vetëm ne.
Duma: Ju vijoni fjalimet e parapërgatitura?
Balla: Ju s’keni pse i paragjykoni, jeni ndarë nga ajo pjesë e jeni në një jetë të re, por ajo që po ju them besoj se gjithë publiku e ka ndjekur ku është kryeministri prej 3-4 javësh tani gjysma nuk folën dhe fortuna përfundoi në një histori ku opozita u tërhoq. Kryeministri ka dhënë versionin dhe përgjigjet e tij për çështjen, nuk është për askënd detyrim që ne të qëndrojmë gjatë gjithë kohës, ai i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të deputetëve dhe besoj se disa gjëra duhet të jenë të qarta që çështja “McGobigal” nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, që opozita ngriti këto çështje që në këto javë që të hiqte vëmendjen nga çështjet e tjera për ne e rëndësishme mbetet hetimi i plotë i 21 janarit.
Top Channel