“Ferri” i Ander Herreras: Kam menduar të dorëzohem

02/03/2023 22:34

Ander Herrera po jeton një ferr. Ajo që ai mendoi se do të ishte një fazë e dytë e lumtur tel Bilbao, ka rezultuar një dështim i vërtetë.

Në një postim në profilin e tij në Instagram, spanjolli e pranoi se po kalon momentin “më të vështirë” të karrierës së tij. Mesfushori pranon: “Në Bilbao kam gjithçka që duhet të kem dhe kjo më bën të vuaj edhe më shumë”.

Kjo është arsyeja pse “ndonjëherë” atij i ka kaluar nëpër kokë mendimi për t’i dhënë fund karrierës, por, siç e shpjegon vetë, “nuk do t’ia falja vetes”.

Prandaj, “do të vazhdoj të kërkoj zgjidhje dhe të punoj për të bërë atë që më pëlqen më shumë dhe të kthej dashurinë e njerëzve përreth meje”.

Pas transferimit nga PSG, lojtari dhe klubi zyrtarizuan një marrëveshje në mënyrë që Ander të ishte i lidhur me klubin bask deri në vitin 2024.

Sidoqoftë, mesfushori nuk ka vazhdimësi këtë sezon, për shkak të dëmtimeve: në aduktor dhe tri lëndime radhazi në kofshë. Në këtë sezon është aktivizuar në vetë, tetë ndeshje në kampionatin elitat spanjoll.

Top Channel