‘Trondit’ Ed Sheeren, këngëtari në depresion pasi gruaja e tij u diagnostikua me tumor ndërsa shoku i ngushtë vdiq

01/03/2023 12:32

Ed Sheeran thotë se vitin e kaluar ai u “shkatërrua” në depresion, pasi gruaja e tij u diagnostikua me një tumor dhe shoku i tij Jamal Edwards vdiq papritur në moshën 31-vjeçare.

E dashura e fëmijërisë së yllit, Cherry Seaborn, me të cilën ai u martua në vitin 2019, zbuloi se ajo kishte një tumor ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë. Sheeran dhe Seaborn mirëpritën vajzën e tyre të dytë majin e kaluar. Këngëtari nuk ka dhënë asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore të gruas së tij.

Ed Sheeran and Cherry Seaborn

Gjithashtu Edwards, shoku i tij vdiq papritur nga një atak në zemër pasi mori kokainë dhe pinte alkool, përfundoi një mjek ligjor.

Në atë kohë, ylli ishte në gjykatë çdo ditë përballë një gjyqi për të drejtat e autorit.

“Ndikimi shkatërrues i atyre ngjarjeve ndryshoi jetën time, shëndetin tim mendor dhe në fund mënyrën se si e shikoja muzikën”, tha ylli në mediat sociale.

Si rezultat, ai hoqi qindra këngë që kishte shkruar për albumin e tij të gjashtë të ardhshëm.

Sheeran po u shkruante fansave për të njoftuar publikimin e – (Subtract), një album akustik i prodhuar nga Aaron Dessner, i cili ishte shkruar në “një sfond pikëllimi dhe shprese”. Albumi ishte planifikuar prej kohësh si përfundimi i “epokës së tij matematikore”, e cila filloi me + (Plus) në 2011, dhe vazhdoi me x (Shumëzim), ÷ (Pjestim) dhe = (E barabartë).

Por i gjithë projekti u rishkrua në një vrull emocionesh njëjavore, teksa ylli po “kalonte nëpër frikë, depresion dhe ankth” shkurtin e kaluar.

Sheeran u përball me një gjyq tre-javor për të drejtat e autorit, mbi pretendimet se kishte plagjiaturë këngën e tij hit Shape Of You. Edhe pse përfundimisht fitoi, këngëtari dhe bashkë-shkrimtari i tij, Johnny McDaid i Snow Patrol, thanë se rasti i kishte vënë një “tension të jashtëzakonshëm” mbi ta.

Për t’i kaluar ato përvoja, Sheeran përdori shkrimin e këngëve për të shprehur ndjenjat e tij.

“Për herë të parë nuk po përpiqem të krijoj një album që njerëzit do ta pëlqejnë, thjesht po nxjerr diçka që është e sinqertë dhe e vërtetë “, shprehet ai.

Albumi pritet të publikohet më 5 maj.

1.Boat
2.Salt Water
3.Eyes Closed
4.Life Goes On
5.Dusty
6.End Of Youth
7.Colourblind
8.Curtains
9.Borderline
10.Spark
11.Vega
12.Sycamore
13.No Strings
14.The Hills of Aberfeldy

Kuintologjia matematikore e Sheeran e ka bërë atë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës britanike, me këngë si Shape Of You dhe Thinking Out Loud ndër këngët më të transmetuara të të gjitha kohërave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA