Top Story/ Bushati ‘skanon’ marrëveshjen Kosovë-Serbi, ja përfitimet e palëve

27/02/2023 22:10

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një lidhje me skype në Top Story komentoi takimin pa rezultat në Bruksel mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Dua të besoj që do të vijmë drejt një marrëveshjeje e cila minimalisht do të sjellë Kosovën dhe Serbinë në një situatë më të mirë se ç’janë normalisht. Analizën që unë bëj të cilën dua ta ndaj me ju procesi i dialogut ia lehtësuar nga BE nuk ka ecur në raport të drejtpërdrejtë. Në numrin e njohjeve që Kosova ka garantuar ndërkohë që duhej ta lehtësionte, nuk ka arritur të çante bllokadën e BE qoftë për Serbinë, qoftë për Kosovën. Kosova ka një interes jetik sepse ka paraqitur aplikim në BE që duhet të shqyrtohet  edhe nëse s’ka Konsensus do një farë mirëkuptimi për t’i krijuar BE-së për të qenë unitarë në angazhimin evropian për Kosovën për sa i përket statusit të saj. Marsi mund të jetë një takim i mirë ku mund të bëhet një lloj progresi milimetrik. Shpresoj që Kosova do të nxjerrë mësimet e saj nga e kaluara sepse partneriteti me SHBA dhe kancelaritë evropiane janë të rëndësishme, tha Bushati.

Takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje në Bruksel. Ky takim pasoi pas takimeve veç e veç të Kurtit dhe Vuçiçit me evropianët, më herët gjatë së hënës.

Tashmë takimi radhës është planifikuar të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA