Vizita e Joe Biden në Ukrainë: Kievi ka një pjesë të zemrës sime

20/02/2023 17:51

Joe Biden zhvilloi një vizitë në Ukrainë, aty ku shkroi se Kievi ka “rrëmbyer” një pjesë të zemrës së tij.

Në një shënim të shkruar me dorë, presidenti amerikan tha se ishte një nder të mirëpritet në kryeqytet për të qëndruar në solidaritet dhe miqësi me popullin e Ukrainës.

“Zoti President, ju lutem pranoni respektin tim më të thellë për guximin dhe udhëheqjen tuaj. Slava Ukraini!”, përfundon shënimi i postuar në llogarinë presidenciale në Twitter.

Joe Biden është larguar nga Ukraina pas takimit me Volodymyr Zelensky këtë mëngjes.

Presidenti amerikan mbërriti në Kiev për të zhvilluar bisedime me homologun e tij ukrainas dhe për të riafirmuar mbështetjen e tij për vendin e shkatërruar nga lufta.

Gjatë vizitës së tij, Biden në mënyrë të befasishme premtoi një paketë mbështetjeje për Ukrainën dhe nuk arriti të bënte një njoftim për furnizimin e avionëve luftarakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA