Shtëpi bari në Fier! Dhomat e vilës të mbushura me bimë narkotike, arrestohet pronari dhe dy elektriçistë

15/02/2023 09:24

Një vile tre katëshe, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike është zbuluar këtë të mërkurë në Dërmënas të Fierit dhe në pranga ka rënë pronari i saj.

41-vjeçari Erjon Marini alias Xhevair Gashi kishte mbjellë bimët në pesë dhomat e njërit kat, ku kishte instaluar llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Policia ka arrestuar dhe elektriçistin dhe faturistin e OSHEE-së. Klajdi Gremi dhe Behar Fata akuzohen për shpërdorim detyre.

Vila e 41-vjeçarit është bllokuar, ndërkohë që policia ka sekuestruar 181 bimë narkotike të cilat ishin kultivuar në vazo, llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

Ndaj Erjon Marinit rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Ky shtetas është pronari i vilës në të cilën Policia zbuloi 5 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimin për pasurinë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA