Kërkuan heqjen e sekuestrove të pasurive të tyre, GJKKO rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën
Dy persona në Shkodër janë arrestuar pasi janë kapur duke shpërndarë droga të forta të ndara në doza.
Në pranga ranë Ermal Dhampiraj, 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër dhe Samanta Dedushi, 22 vjeçe, banuese në Shkodër.
Makina në të cilën ata po udhëtonin u ndalua nga policia në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, të cilën e drejtonte 42-vjeçari dhe e reja ishte pasagjere.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjet është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shpërndanin droga të forta në doza, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel