Sipas aktakuzës, McGonigal, ka marrë 225 mijë dollarë pagesa sekrete nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.

Fjala është për shtetasin Agron Neza, nga Tropoja. Dikur, ai ka qenë agjent i Shërbimit Sekret Shqiptar. Një personazh që publikisht ka pranuar afrimitetin me të ndjerin Azem Hajdari dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në fakt, vetë Neza e nxori zbuluar Berishën teksa publikoi foto të vjetra krah tij.

“Neza është nga një familje e shkëlqyer, e mirë e Tropojës, por ka qenë mik i ngushtë i Azem Hajdarit. Agroni, për rrjedhojë dhe i Berishës ai e ka njohur jashtëzakonisht mirë”, u shpreh avokati, Idajet Beqiri.

Me rënien e sistemit komunist, Neza u shkëput nga shërbimet inteligjente dhe u afrua pranë Azem Hajdarit.

Ka të dhëna se në vitin 1992 ai u ndalua për 6 muaj nga autoritetet malazeze e më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara. Aty thuhet se ka krijuar lidhje të ndryshme. Ka dëshmi që thonë se shpesh herë, Nezaj prezantohej si agjent i FBI.

Nuk dihet nëse ai ka qenë ndonjëherë bashkëpunëtor zyrtar i kësaj agjencie, apo i referohej lidhjeve siç ishte ajo me agjentin Charles McGonigal.

“Janë problem që Shërbimi Informativ duhet ti shohë, hetojë që kush e arratisi Agron Nezën e hodhi në Serbi. Ai ishte me të vërtetë në Sigurimin e Shtetit, punonte se ishte i besuar i partisë shumë i besuar”, u shpreh Idajet Beqiri, avokat.

Njohjet e Nezës mes krerëve të politikës janë të shumëfishta. Nëse Sali Berisha e mohon, aleati i tij Ilir Meta e ka pranuar njohjen me Agronin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA