Aksioni politik brenda seancave parlamentare, Alizoti: Protestat mbajnë tensionet lart në demokraci

15/02/2023 20:18

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti diskutoi në “Top Talk” për protestën e opozitës.

Sipas tij opozita e ka për detyrë të organizojë protesta, por mbi të gjitha duhet të ketë një luftë ideologjike jo vetëm për pushtet.

“Mendoj që nuk është vetëm një element i opozitës, duhen bërë shumë gjëra. Kriza në Shqipëri i ka kaluar dimensionet, përveç varfërisë, korrupsionit, skandaleve. Kjo shoqi e ka kthyer të keqen në normalen e saj, pra çfarëdo që të ndodhë nuk reagojnë. Kjo e keqe dhe kjo që ndodhe është në disfavor të njerëzve. Opozita e ka detyrë, meqë është opozitë. Populli është opozitë. Pas këtyre skandaleve e kaoseve kaq të mëdha. Personalisht mendoj që opozita duhet të ketë një luftë të saj ideologjike jo vetëm për pushtetin”, tha deputeti.

Alizoti deklaroi se problemi në qeveri është qeverisja dhe jo opozita, ndërsa protestat arrijnë të mbajnë tensionet lart në demokraci.

“Problemi në demokraci është qeverisja dhe jo opozita. Problemi më madhor është qeverisja tmerrësisht e keqe. Qeveria përgjigjet para institucioneve. Personi aktual nuk përgjigjet as në institucione, as në media as para institucioneve. Unë jam për protesta, pasi mbajnë tensionet lart në demokraci dhe protestohen në vendet demokratike”, shtoi më tej ai.

Top Channel