Dy çifte të reja, Enkel Subashi me Xhulia Balla dhe Emiliano Kullolli me Adelina Bardhi, zgjodhën ditën e Shën Valentinit për t’u celebruar në martesë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Të rrethuar me lule dhe nën tingujt e muzikës, çiftet mbollën edhe nga një pemë për dashurinë e tyre.

“Sot është një ditë shumë e bukur për të qenë në Tiranë. Ky qytet është themeluar te dashuria për njerëzit, te dashuria për punën, te dashuria që ky komunitet të ecë përpara. Për një qytet që është themeluar te dashuria, mund të ketë vetëm ditë të mira. Sot jam vërtet i lumtur që kemi pasur disa celebrime dhe disa bashkëqytetarë i kanë thënë po njeri-tjetrit për të filluar jetën e tyre në Tiranë, për të filluar familjen e re këtu, për të filluar një strehë dhe një vatër të re që bën Tiranën më të madhe, por unë them që e bën Tiranën edhe më të bukur”, u shpreh Veliaj.

Teksa kryebashkiaku Veliaj uroi çiftet, ai tha se Tirana ka më shumë nevojë për dashuri dhe jo përçarje.

“Shumë urime për martesën, shumë urime për bebin që po vjen, dhe gjithë çifteve dhe të dashuruarve të Tiranës. Unë besoj se ka ardhur koha që secili prej nesh të reflektojë. Në këtë qytet kemi më shumë nevojë për dashuri sesa për urrejtje dhe përçarje. Kemi nevojë më shumë për punë se për dhunë. Kemi më shumë nevojë t’i themi njëri-tjetrit bravo të qoftë, se sa të mallkojmë këdo që punon dhe ka sukses. Për sa kohë dashuria është ajo që na bashkon si familje, dashuria është edhe ajo që na bashkon edhe si qytet, si një komunitet i jashtëzakonshëm i Tiranës. Gëzuar Tiranë dhe gëzuar të gjitha çifteve të reja”, përfundoi Veliaj.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA