“Unë jam soj tjetër”/ Sali Berisha në Kuvend: Hija e McGonigal endet në këtë parlament

13/02/2023 17:59

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj Ramës pas pjesëmarrjes në seancën parlamentare.

Ai u shpreh se hija e McGonigal endet në Parlament, njëkohësisht e konsideroi vrasës me pagesë për të marrë përsipër të sulmojë opozitën.

“Me asgjë, me asnjë akt, me asnjë banalitet nuk mund të sulmoni skandalin e tmerrshëm në të cilin jeni përfshirë. Këtu në parlament endet hija e McGonigal, i cili bashkëpunoi jo vetëm me Edi Ramën, por edhe me disa nga këta ministra e ministre.

I cili mori përsipër si vrasës me pagesë të sulmojë opozitën, të shkatërrojë opozitën, i cili mori përsipër shumë e shumë veprime për të cilat kryetari juaj, një pjesë e juaj e mirë jeni dhe do të jeni në gjykim, në Shqipëri dhe SHBA. Përsa i përket zonjës! Zonjë (i drejtohet Lindita Nikollës) do të ju them një gjë unë ty. Ty të duket të pëlqejnë ato që thotë Rama, por unë ato nuk i them kurrë, unë jam soj tjetër, edukatë tjetër”, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA