Gonzalo Vargas pranon për një radio sportive të Ekuadorit se Barça nisi sondazhet për 33-vjeçarin, megjithatë në fund tratativa nuk u konkretizua. “Po, pati sondazhe të Barcelonës për Valencian, por që nuk arritën në pikën e konkretizimit”.
Agjenti i Valencias shton më tej se Barcelona e mendoi sulmuesin si një zëvendësues të Depay që u largua për tek Atletico Madrid edhe pse më pas në fund zgjodhën të mos e ngarkonin më shumë organikën në repartin ofensiv.