Konsumimi i alkoolit dhe substancave narkotike është kthyer trend edhe për vajzat, madje kombinimi i tyre me alkëol.
Frekuentimi i jetës së natës, për të qenë pjesë e një shoqërie por shpesh edhe duke u lidhur me djem që janë konsumatore, vajzat bien pre e tyre duke u bërë deri edhe të varura ndaj këtyre substancave.
Mjeke të toksikologjisë konfirmojnë se është shtuar numri i vajzave që kanë krijuar varësi, kryesisht të moshave nga 25-45 vjeç, pasi ato shkojnë të konsultohen më tepër kur dhe mbeten shtatzënë.
Mjekë të toksikologjisë konfirmojnë se është shtuar numri i vajzave 25-45 vjeç që frekuentojnë jetën e natës dhe që bien pre e këtyre substancave duke krijuar varësi ndaj tyre. Po në këtë moshë edhe pse vartëse ndaj drogës ajo mbetet shtatzënë.
Një grua konsiderohet bërthama e familjes. Ajo siguron vazhdimësinë e jetës me krijesën që sjell në jetë .Por a mund të lindë një bebe e shëndetshme nga një nënë me varësi ndaj drogës?
“Lind para kohe, me peshe te vogël, me imunitet më të ulët. Zhvillimi neuro psiqik më i ngadaltë”– tha Sonila Bitri mjeke toksikologe
Në tualetet e clubeve të natës gjen gjithmonë gjurmë të konsumit të substancave. Por shumë pak e mendojnë se si meshkujt e femrat konsumojnë një lloj. Femrat e nisin si eksperiment pa e kuptuar se mund krijojnë varësi më shpejt se partneri. Mjekët thonë se nëse një djali i duhen 7 vite për të krijuar varësi, një vajze i mjaftojnë tre vite më pak.
“Janë partnerët që janë përdorues dhe pastaj femrat bien pre. Janë me status te mire profesional , por edhe me status te mire ekonomik”- tha Bitri.
Kur mbetet shtatzëne edhe një grua me varësi ndaj drogës kërkojnë ta ndërpresë por vuajtjet janë te padurueshme thonë mjeket aq sa i përjeton edhe bebja në bark. Nëna nis trajtimet me metadon apo trajtime te tjera zëvendësuese. Por sipas Mjekes Bitri ka nëna qe edhe pas lindjes i rikthehen kokainës.
Top Channel