Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë, duhet të paguajnë 3 milionë dollarë dëmshpërblim 25/03 20:24
Ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit që ka mbërritur që ditën e djeshme në zonat më kritike në juglindje të Turqisë që u goditën nga tërmeti, po punon për nxjerrjen e turpave të mbetura nën rrënoja.
Gazetari Artur Bibe, me ndihmën e operatorëve Angjelo Baraj dhe Ilia Poci sjellin pamje puna e ekipit të shqiptarëve, të cilët po punojnë në një pallat ku kanë mbetur nën rrënoja rreth 25 persona.
Grupet e ekip-shpëtimit po punojnë 24 orë, ndërsa në pamje shihen edhe fadroma të cilat bëjnë të mundur heqjen e inerteve për nxjerrjen e personave të mbetur poshtë tyre.
Top Channel