
Temperaturat në qarkun e Korçës kanë prekur shifrën – 7- 13 gradë C.
Gjatë ditës së djeshme dhe natën në Qarkun e Korçës nuk ka pasur reshje, moti ka qenë i kthjellët me diell.
Subjektet kontraktore kanë punuar duke i kriposur e mirëmbajtur të gjitha akset kryesore nacionale, të cilat rezultojnë të kalueshme dhe pa probleme.
Përsëri për drejtuesit e automjeteve rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.
Gjithashtu edhe nga strukturat e EC të bashkive nuk raportohen problematika. Ka funksionuar normalisht sistemi i ngrohjes në shkolla, rrugët e sheshet në qytete kanë qenë të hapura dhe janë kryer normalisht shërbimet ndaj komunitetit.
Furnizimi me energji elektrike sipas raportimit të strukturave të EC është normal.
Top Channel