11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 403 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Në 24 orët e fundit: Janë kryer 403 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, në Bashkitë:

Gjashtë qytetarë të infektuar janë konfirmuar në Tiranë, ndërsa nga një rast të ri ka në qytetet Kurbin, Sarandë, Gjirokastër, Korçë dhe Berat.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 125 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar shtatë qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329.579 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 403

Testime totale 2,033,468
Raste pozitive 333,300
Raste të shëruara 329,579
Raste Aktive 125
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 105
Fier 8
Durrës. 3
Vlorë 3
Berat. 2
Shkodër. 1
Elbasan. 1
Korçë 1
Lezhë. 1
Gjirokastër. 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA