Partizani në krizë rezultatesh, pesë ndeshje pa fitore dhe -6 nga kreu

07/02/2023 12:51

Partizani po kalon një moment të vështirë, duke lëshuar shumë terren në luftën për titull.

Demat tani e shohin veten 6 pikë më pak se Tirana kryesuese, ndërsa më shumë shqetëson paraqitja e skuadrës në fushën e lojës.
Të kuqtë nuk kanë fituar asnjë nga pesë ndeshjet që kanë zhvilluar në kampionat në vitin 2023. Dy fitoret me Korabin në Kupën e Shqipërisë janë shumë pak për Partizanin, që regjistroi dy fitore në shifrat 1-3 dhe 3-0 ndaj një rivali që milion një kategori më poshtë.

Vetëm 2 barazime e tri humbje kanë regjistruar të kuqtë në pesë ndeshjet e fundit, çka i ka turbulluar ujërat në kampin e kuq. Largimi i kapitenit Eneo Bitri, fantazistit Arinaldo Rrapaj dhe sulmuesit Xhuljano Skuka natyrisht që ka prishur disi ekuilibrat në skuadër, pasi bëhet fjalë për tre lojtarë që kanë qenë shtyllat e skuadrës në pjesën e parë të sezonit.

Partizani aktualisht gjendet në kuotën e 31 pikëve, teksa ka shënuar 24 gola e ka pësuar po 24 gola. Skuadra e kuqe do të kërkojë që të  bëjë kthesën duke nisur nga ndeshja e radhës me Bylisin, ndërsa më pas do të ketë takimin me Erzenin, para se të presë në shtëpi Kukësin./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA