
21/02 12:26
Valtteri Bottas nuk është shpallur asnjëherë Kampion i Botës në Formula 1 dhe shanset për t’ia dalë, tashmë që bën pjesë në radhët e skuderisë Alfa Romeo janë minimale.
Mirëpo, gjatë karrierës së tij, finlandezi e ka pasur mundësinë për ta fituar titullin duke qenë se për pesë sezone ishte pjesë e Mercedes.
Por, fati i keq i Bottas ishte që në të njëjtën kohë në skuderinë gjermane ishte edhe Lewis Hamilton. Së fundmi, Bottas theksoi se për të ishte e vështirë të qëndronte nën hijen e britanikut ndërsa shtoi se mendonte gjithnjë për një mënyrë si ta mposhtte Hamilton.
Top Channel