19 vjeç, 800 mijë euro, Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri
Andoni Iraola bën debutimin si trajner i Liverpoolit me miqësoren ndaj Monacos në Anfield. Por trajneri spanjoll vendosi që të mos ketë në dispozicion Curtis Jones i cili është ndër një prej futbollistëve më të përfolur në zërat e merkatos.
Mesfushori prej kohësh është vënë në shënjestrën e Interit që për momentin nuk është gati të paguajë 40 milionë euro për një futbollist, kontrata e të cilit skadon në 2027.
Por zikaltrit nuk i kanë humbur shpresat për të zbutur kërkesën e klubit anglez. Dhe në këtë aspekt, fakti që Jones nuk u grumbullua për ndeshjen miqësore me Monacon mund të interpretohet si një sinjal i mirë për klubin milanez edhe pse Liverpooli e justifikoi këtë zgjedhje si një masë paraprake pasi Jones vuan nga një problem në ije dhe për këtë arsye Iraola preferoi të mos rrezikonte.
Top Channel