Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur pasi Gjykata la në burg ish-zyrtaren.
I pyetur nga gazetarët, Muho pretendon se deklarimi i pastrueses Rozeta Dobi se paratë Alda Klosi ja kishte lënë paratë për t’i ruajtur është një gënjeshtër pasi ajo ka dhënë versione kontradiktore.
Avokati: Lekët e Klosit janë për xhaxhanë, ai kishte nevojë për tu kuruar në Amerikë. Mos e merrni parasysh deklaratën e Dobit, ajo mund ta hedhë poshtë sërish.
A ka pasur konflikte Klosi me bashkëshortin?
Avokati: Konflikt kanë pasur dhe janë divorcuar. Klosi ka nën kujdesi vajzën dhe nënën tërësisht të verbër që nuk dihet kush do kujdeset për të. Deklarimet nga Rozeta Dobi janë tërësisht të pavërteta, nëse nuk lehtësohet pozita e saj, do ndërrojë sërish deklaratën.
Si është gjendja e Alda Klosit?
Avokati: Ajo është e sëmurë, nën kontrollin e mjekëve, hollësitë janë nën kompetencën e tyre. Në spital thjesht u konstatua gjendja e saj shëndetësore. Prokuroria po përdor si thembër të Akilit deklarimin e saj shetasje. I pandehuei nuk ka përgjegjësi penale për ato që deklaron.
Paratë kanë shkuar në 3 dhjetor, ditën që xhaxhai me nusen u nis në Amerikë. Nuk i ka mbajtur ajo. Po pritej të gjendeshin mënyra për tu transportuar. Janë lënë 30 mijë dollar për nevojat e aredimit të një shtëpie në Tiranë. Ajo nuk ishte njeri i besuar, pastronte shtëpinë njëherë në javë, është e pabesueshmë që të ishte një njeri që Alda ti besonte lekët.
Masa “arrest me burg” iu dha ish-zyrtares, Alda Klosi, e cila aktualisht është e shtruar në spital, për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore.
Top Channel