Identiteti i një kufome të gjetur dy vite më parë në Mamurras është konfirmuar këtë të hënë, pas përfundimit të aktit të ekspertimit.

Policia konfirmon se mbetjet kockore të gjetura në dhjetor të vitit 2020, i përkasin Klevis Lleshit.

“Në dhjetor të vitit 2020, në Mamurras, janë gjetur mbetje kockore që dyshohet se i përkisnin shtetasit K. Ll., të cilin familjarët e kishin deklaruar të humbur, në gusht të vitit 2020.

Instituti i Policisë Shkencore, pas ekzaminimeve, ka sjellë aktin e ekspertimit, me të cilin është vertetuar me anë të ADN-së, se mbetjet kockore të gjetura në Mamurras, në dhjetor të vitit 2020, i përkasin shtetasit K. Ll”, njofton policia.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA