Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alvesit, e vizitoi brazilianin në burgun Brians 2, ku ai po mbahet pa kusht, i akuzuar që nga 20 janari për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate, në Barcelonë, më 30 dhjetor.

Vizita u zhvillua të dielën, midis orës 18:00 dhe 18:50. Modelja 29-vjeçare shkoi në burg e shoqëruar nga Bruno, mik dhe shef personal i futbollistit brazilian 39-vjeçar.

“Nuk do ta lë vetëm në momentin më të keq të jetës së tij”, iu përgjigj Joana Sanz gazetares Paula González të programit Telecinco “Fiesta”, kur u pyet për thashethemet e divorcit të çiftit.

Kur ajo u mor në pyetje për gjendjen shpirtërore të ish-lojtarit të Barcelonës dhe Sevillas, Joana Sanz u përgjigj me ironi: “Si mendoni ju?”

Joana Sanz mohoi që Dani Alves refuzoi të kishte një takim ballë për ballë me të, siç raportohet nga Leticia Requejo në “Ana Rosa Program”: “Kjo është një gënjeshtër”.

Top Channel