Liverpool bie në transfertë dhe futet në krizë. United vuan por fiton në shtëpi

04/02/2023 18:38

Tre humbje në katër ndeshjet e fundit të Premier League dhe Liverpool është sërish në krizë rezultatesh.

The Reds u mposhtën në transfertë nga Wolverhampton me rezultatin 3-0, teksa që nuk do të ishte një ndeshje me fat për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp u kuptua që në pesë minutat e para kur Joel Matip shkaktoi autogol në portën e tij.

Shtatë minuta më pas, vendasit ndëshkuan sërish Liverpool, këtë herë me anë të Dawson.

Dy gola të shpejtë që lejuan “Ujqit” të menaxhonin sfidën pavarësisht përpjekjeve të Liverpool ndërsa në fraksionin e dytë, vendasit i dhanë goditjen përfundimtare teksa Ruben Neves shënoi të tretin në minutën e 71-të.

Pas kësaj disfate, Liverpool mbetet në vend të 10-të me 29 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Wolverhampton ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 15-të.

Top Channel