Humb Arsenali, rihapet kampionati ! M.United fiton dhe i afrohet kreut, Liverpool zyrtarisht në krizë, mundet 3-0

04/02/2023 20:09

Everton mundi kryesuesen e premier ligës arsenalin këtë të shtunë dhe rihapi kampionatin. Fitorja për Evertonin erdhi pas tre muaj e gjysëm, kur në stol u ul trajneri i ri, Sean Duche. Goli i fitores për Evertonin u shënua nga Trakouski në minutën e 60 të takimit, pas një gjuajtje me kokë.

Kjo ishte humbja e dytë në kampionat për arsenalin dhe mund të ketë një peshë të madhe për ecurinë e sezonit, pasi Manchester city të dielën luan Totenhemin dhe në rast fitoreje shkon 48 pikë, vetem dy pikë larg arsenalit që kryeson me 50 pikë.

Një nga skuadrat më në formë të premier ligës është padyshim Manchestr United, që është ngjitur me shpejtësi në renditje deri në vendin e tretë. Me fitoren e sotme ndaj Kristal Palace futet në garë dhe për titull, pasi aktualisht ka 42 pikë, 8 pikë më pak se arsenal. Golat për djajtë e kuq u shënuan Bruno Fenrnandez në minutën e 7 të takimit me penallti, më pas dyfishoi shifrat Rrashford në minutën e 67, ndërsa në të 70 Manchestri mbeti me 10 lojtarë, pasi doli me të kur Kasemiro.

Në të 76 Kristal Palace shkurtoi shifrat në 2-1. Rezultat që nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

Ndërkohë çudit kriza e thellë që po kalon Liverpooli, skuadra që pak muaj më parë luajti finale e Champions ligës me realin. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klop u mund thellë nga Uorverempton me shifrat 3-0. Tani liverpul renditet në vendin e 10 më 29 pikë dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions ligën e sezonit të ardhshëm.

Top Channel