Policia rrugore identifikon dhe arreston autorin e aksidentit me pasojë vdekjen në Jubë të Durrësit.
Hetimet kanë çuar në zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rrethanave e aksidentit rrugor të ndodhur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Jubë, ku humbi jetën 65-vjeçari Q. Tabaku.
Sipas informacionit paraprak në fshatin Jubë, shtetasi Q. T. humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit që i doli nga rruga dhe për pasojë, 65-vjeçari humbi jetën.
Veprimet proceduralo-hetimore të grupit hetimor, me qëllim përcaktimin e shkakut të aksidentit, konstatuan se shkak për daljen nga rruga të motomjetit ka qenë përplasja nga automjeti me drejtues shtetasin A. Z., i cili është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit.
“Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit A. Z., 64 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njoftoi policia e Durrësit.
Top Channel