Pushimet gjatë Kupës së Botës 2022, duke bërë ski, sollën fatkeqësi për Manuel Neuerin, që e mbylli pata kohe sezonin me Bayernin e Mynihut.
“Gardioni” veteran u detyrua t’i kërkonte falje klubit, që hyri në merkato për të gjetur një portier tjetër me shumë përvojë: zviceranin Yann Sommer nga Borussia Monchengladbach.
Këtë të premte, në një intervistë për “The Athletic”, portieri me përvojë pranoi gabimin që i kushtoi një frakturë në këmbën e djathtë.
“Unë kisha bërë ski atje qindra herë, por u rrëzova për shkak të një guri që ishte nën dëborë. Kur u thashë drejtorëve të klubit se çfarë kishte ndodhur, ata mbetën të shokuar dhe as nuk më thanë gjë. Kishin disa rezerva, këtë e kuptoj. U dërgova një foto bashkëlojtarëve të mi në grupin WhatsApp dhe u kërkova falje”, tha portieri, duke mos fshehur shqetësimin e madh që i shkaktoi ky dëmtim i pazakontë.
“Ishte momenti më i vështirë i karrierës sime, sikur të më kishin nxjerrë zemrën nga gjoksi”.
Top Channel