Janë mësuar gjashtë skuadrat e para të raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë e cila po zhvillohet këtë fundjavë.

Nëse shumica e ndeshjeve dhe skuadrave e kishe zgjidhur që në ndeshjen e parë kualifikimin, përballja mes Egnatias dhe Skënderbeut dy skuadra të ndryshme edhe për shkak të ligave ku marrin pjesë, rrogozhinasit në Superiore dhe korçarët në kategorinë e parë.

Megjithatë, nuk ishte e thjeshtë për skuadrën e Egnatias të siguronte kualifikimin në këtë ndeshje kthimi në shtëpinë e saj.

Autogoli i Michael Agbekpornu i dhuroi avantazhin skuadrës korçare, ndërkohë që  vendasit barazuan në pjesën e dytë falë golit Fernando Medeiros. Një rezultat ky që bën të buzëqesh vendasit nga Rrogozhina për t’u kualifikuar për më tej kjo falë fitores në ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 0-1. Në raundin tjetër, atyre do t’i duhet të përballen me Lacin.

Kurbinasit eliminuan Tomorin e Beratit në këtë raund pas rezultatit të përgjithshëm të të dyja ndeshjeve 5-2.

Tirana fitoi 1-0 ndaj Lushnjës me golin e Regi Lushkjes, i pari për të me bardheblutë, dhe kaloi në raundin pasardhës me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Në ndeshjen e ardhshme bardheblutë do të luajnë me Kastrioitin i cili eliminoi Dinamon pasi ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Partizani u kualifikua gjithashtu për në raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.“Demat” fituan 3-0 falë golave të Eljon Sotës, brazilianit Da Silva dhe Engjëll Hotit, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 6-1.

Megjithatë skuadra e Kolelës duhet të presë fituesin e sfidës me Bylisit dhe Vllaznisë për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Kukësi e mbylli në barazim pa gola takimin e parë ndaj Apolonisë, ndërkohë që sot fitoi 5-0. Verilindorët do të përballen me fituesin e çiftit Erzeni-Teuta që luhet sot në raundin çerekfinal.

Top Channel