Flamurtari në basketboll për femra vijon të kryesoje përveç kampionatit edhe ne ligen unike,  një kompeticion ku marrin pjese 6 skuadra, tre nga Shqipëria dhe tre nga Kosova.

Në takimin e luajtur në Vlorë, ekipi i Flamurtarit ka fituar edhe ndaj Tiranës në shifrat 71-58. Një takim i kryesuar nga fillimi deri në fund. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 44-36, ndërsa edhe pas pushimit Flamurtari ka administruar ndeshjen dhe ka fituar pa problem me kryeqytetaset.

Me këtë fitore vlonjatet kryesojnë duke qene dy pike përpara vendit te dyte.

Pas ndeshjes trajnerja e Tiranës ka theksuar se tashme për ekipin e saj synim është kampionatin, ndërsa për trajneren e Flamurtarit, objektivi është për të fituar në të dyja kompeticionet.

Liga unike ka ende dy ndeshje ndërsa Flamurtari dhe Bashkimi i Prizrenit mbeten skuadrat kryesore pretendonte për ta fituar.

 

Top Channel