Aksidenti tragjik në Tiranë/ Viktima Enjo Saliaj, dy vite më parë gjyshi i vrau të atin para syve afër gjykatës

03/02/2023 10:09
Enjo Saliaj në momentet e vrasjes së të atit

Viktima e aksidentit tragjik të ndodhur pak orë para mesnatës në zonën e Freskut në Tiranë është Enjo Saliaj, i cili ishte dëshmitar i vrasjes së babait të tij nga gjyshi pranë Gjykatës së Tiranës.

18-vjeçari po lëvizte me motor elektrik, ndërsa u përplas me makinën që drejtohej nga Sildi Krashi rreth orës 23:30.

Shoferi i makinës është arrestuar, ndërsa mësohet se automjeti nuk ishte në pronësi të tij, por të një personi të identifikuar si F. A.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti 19-vjeçari e kishte lejen e drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit tragjik.

Tiranë/Zbardhen rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e 18-vjeçarit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme, te Fresku. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin. Në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor elektrik, mbeti i dëmtuar shtetasi E. S., 18 vjeç (drejtuesi i motorit elektrik), i cili më pas humbi jetën në spital, specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kryer veprime hetimore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit të përfshirë në këtë aksident. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë. Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident. Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Mamaja e tij Dhurata Saliaj dhe gjyshi Mexhit Picari janë lënë në burg nga gjykata për vrasjen e Kudret Saliajt dhe plagosjen për shkak të cilësive si avokat të Adriatik Cames dhe vënien në rrezik të jetës së punonjëses sociale që ishte me ta ditën e ngjarjes.

Dhurata Saliaj, më herët e dënuar për dhunë në familje, kërkoi mëshirë në emër të fëmijëve të mbetur jetimë tashmë, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në qershor të 2021-shit. Mexhit Picari në dëshminë para gjykatës u kërkoi ndjesë nipave dhe mbesës për krimin e kryer prej tij.

“I kërkoj falje Dhuratës qe i vrava burrin”, tha me tej babai i 33 vjecares, i cili këmbënguli se Dhurata nuk kishte asnjë dijeni për krimin, se armën e kishte në brez dhe nuk e mori nga çanta e 33-vjeçares.

Si ndodhi vrasja e Kudret Saliajt më 4 qershor 2021

Vrasja në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku ish-vjehrri ekzekutoi me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore tronditi mbarë opinionin publik në vend.

Ai u qëllua nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti ishin në prag divorci dhe atë ditë kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me cilin nga prindërit donte të rrinte. Në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale. Në seancë do të lexohej  një akt i psikologes, duke qenë se kishte një vendim se nënës i jepej e drejta t’i takonte fëmijët vetëm në fundjavë, sot pritej të pyetej edhe fëmija 16 vjeç se me cilin nga prindërit donte te rrinte.

Gjykata kishte urdhëruar që tre fëmijët të rrinin me babanë, por e ëma kundërshtonte. Viktima më herët kishte dorëzuar një urdhër mbrojtje ku thoshte se i rrezikohej jeta dhe se ishte goditur me sende të forta nga ish vjehrri, por kërkesa e tij ishte refuzuar. Jo zyrtarisht u tha se autori kishte qenë një ish polic burgjesh.

Lexo edhe: “Baba, baba”, djali i mitur i viktimës përjeton tmerrin pasi gjyshi i qëllon të atin para syve (Fotot)

“Nëna ka vdekur”/ Avokati i Mexhit Picarit tregon arsyen pse autori vrau ish-dhëndrin: I kishte ndërtuar vilë tre katëshe

FOTO GALERI
9/9
Pamje nga vrasja në qershor të 2021

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA