“Baba, baba”, djali i mitur i viktimës përjeton tmerrin pasi gjyshi i qëllon të atin para syve (Fotot)

04/06/2021 15:32
Djali i mitur i viktimës në momentet e vrasjes së të atit

Djali i mitur i Kudret Saliajt, i cili mbeti i vdekur mesditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës ka qenë dëshmitari i ngjarjes.

Ai ka përjetuar momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë.

Sipas dëshmitarëve,  pas krimit,  djali bërtiste me të madhe “baba baba”, ndërsa është trembur dhe nga lokali ku ishte i ulur bashkë me të atij, avokatin Adriatik Cama dhe punonjësen sociale, është larguar dhe ka hyrë në Gjykatë.

Atje ai është pritur nga njëra prej  punonjëseve të policisë, e cila e ka mbajtur të përqafuar duke i thënë se i ati është mirë dhe nuk ka asgjë.

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku ish-vjehrri ekzekutoi me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore.

Plumbat kanë plagosur edhe ish-prokurorin dhe avokatin, Adriatik Cama, i cili ishte ulur në kafen pranë gjykatës me viktimën, Kudret Saliaj.

Vendi ynë prej muajsh nuk po gjen qetësi nga ekzekutimet me armë zjarri në qytetet më të mëdha të vendit, ku në vetëm 5 ditët e para të qershorit kanë ndodhur 4 vrasje.

Muaji qershor nisi me ekzekutimin e biznesmenit Çajup Selimi, i cili mbeti i vdekur nga dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup.

Më 3 qershor u vra për hakmarrje Shkëlzen Velaj, vëllai i të cilit ishte vrarë 6 vjet më parë në një konflikt me fisin Llanaj.

Më 4 qershor, Sofokli Shani vrau Rako Qorrin dhe plagosi djalin e tij, Kejdi Qorri në fshatin Fier i Ri.

Më 27 maj u plagos me armë zjarri 39-vjeçari Ergys Likaj pas një sherri me një 18 vjeçar.

Më 22 maj u ekzekutua më kallashnikov para biznesit të tij Delon Troqe i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.

Më 10 maj u ekzekutua sërish me kallashnikov Bledar Birçaj i cili gjithashtu kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja. Skema e vrasjes së tij në mes të ditës nga dy personat u komentua shumë nga ekspertët e kriminalisitikës.

Më 3 mars Tauland Beqiraj u vra me breshëri kallashnikovi në mes të ditës.

Më 6 shkurt ekzekutohet me kallashnikov Gentian Qarri, ku pista kryesore e vrasjes së 40-vjeçarit Qarri është për trafikimi i narkotikëve, pasi ishte në burg 11 vite burg në Itali.

FOTO GALERI
1/13
Policja e cila mbajti të përqafuar të miturin

Top Channel