Me sytë e ngulur në dysheme, Mexhit Picari e hodhi vetëm njëherë vështrimin në sallën e Gjykatës, ku vëmendja e medias ishte e përqendruar tek ai dhe e bija, Dhurata Saliaj.

Babë e bijë u lanë në burg nga Gjykata jo vetëm për vrasjen, për shkak të marrëdhënieve familjare të Kudret Saliaj, një burrë që kërkonte të divorcohej, por edhe për plagosjen për shkak të cilësive si avokat të Adriatik Cames dhe vënien në rrezik të jetës së punonjëses sociale.

Dhurata Saliaj, më herët e dënuar për dhunë në familje, kërkoi mëshirë në emër të tre fëmijëve të mbetur jetimë tashmë.
Mexhi Picari në dëshiminë para gjykatës u kërkoi ndjesë nipave dhe mbesës për krimin e kryer prej tij.

“I kërkoj falje Dhuratës qe i vrava burrin”, tha me tej babai i 33 vjecares, i cili këmbëngul se Dhurata nuk kishte asnjë dijeni për krimin, se armën e kishte në brez dhe nuk e mori nga çanta e 33-vjeçares.

Top Channel