
Një avion i forcave ajrore greke u rrëzua rreth orës 10.30 sipas orës lokale, 25 milje larg aeroportit të Andravidhës në afërsi të Pyrgosit në Peloponez.
Njëri prej pilotëve të avionit ushtarak grek që u rrëzua në det, jashtë brigjeve të Katakolos në Pyrgo u gjet i vdekur.
Viktima quhet Marios Mihail Tauricika 29 vjeç. Kurse fati i pilotit tjetër i cili quhet Eftathios Citlakidhis 31 vjeç, nuk dihet ende.
Trupi i tij ende nuk është gjetur,por për autoritetet konsiderohet tashmë i vdekur.
Pilotët
Zona në të cilën u rrëzua avioni është 8 milje në veri-perëndim të portit Katakolos.
Avioni stërvitor i modelit Fantom F4, ishte nisur nga aeroporti i Andravidhës 40 km larg vendit të rrëzimit dhe po kryente stërvitje.
Top Channel