Lisa Loring, aktorja që luajti Wednesday Addams në përshtatjen e parë në ekran të “The Addams Family”, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, pas një  goditjeje në tru.

Loring ndërroi jetë në spital e rrethuar nga familja, tha vajza e saj për Variety.

“Ajo iku në mënyrë paqësore, ndërsa dy vajzat e saj i mbanin duart”, tha ajo.

Miku i Loring, autorja Laurie Jacobson, shkroi në Facebook se Loring kishte “pësuar një goditje truri të shkaktuar nga pirja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut” dhe kishte qenë në aparatura që e mbanin në jetë për tre ditë përpara se familja e saj të vendoste t’ia hiqnin.

Loring luajti Wednesday Addams nga viti 1964 deri në 1966 në përshtatjen e parë të karikaturave të Charles Addams në New Yorker, ndërsa ishte vetëm pesë vjeç.

Performanca e saj si vajza Addams, me veshjen e saj gotike dhe bishtat klasike, ka bërë jehonë, duke frymëzuar në personazhet që erdhën më vonë.

Përshtatje e kohëve të fundit e Netflix me aktoren Jenna Ortega nxiti një rikthim viral të videove të Loring.

Lëvizjet e Loring ishin pjesë e kërcimit ikonik të Ortegës në serialin viral të Netflix.

Loring lindi në Ishujt Marshall në vitin 1958, më vonë u zhvendos në Hawaii dhe më pas në Los Anxhelos me nënën e saj.

Ajo filloi modelingun kur ishte tre vjeç dhe mori rolin e saj të parë në televizion menjëherë më pas, në dramën Dr. Kildare.

Pasi u p[ëlqye nga publiku në rolin e Wednesday Addams, ajo mori role në serialin The Pruitts of Southampton dhe dramën  The Girl from UNCLE, përpara se të merrte rolin në As the World Turns.

Në të njëjtën periudhë, ajo punoi si grimiere në xhirimet e filmit për të rritur Traci’s Big Trick, ku u takua me bashkëshortin e saj të tretë, aktorin Jerry Butler.

Pas grindjeve të vazhdueshme, ata u divorcuan në vitin 1992.

Loring ka lënë pas dy vajzat e saj, Marianne dhe Vanessa, si dhe nipërit e saj, Emiliana dhe Charles.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA