Joao Cancelo largohet nga City, huazohet në Bundesliga

30/01/2023 15:19

Joao Cancelo është goditja e madhe e Bayern Munchen në merkaton e janarit. Lojtari portugez nuk ka luajtur si titullar asnjë nga tri ndeshjet e fundit me Manchester City.

The Athletic shkruan se 28-vjeçari do të huazohet te kampionët e Gjermanisë deri në fund të sezonit, me bavarezët që kanë të drejtën e blerjes së tij për 70 milionë euro.

Anësori i djathë ka prishur raportet me trajnerin Pep Guardiola dhe tani është gati të nisë aventurën gjermane me skuadrën e Julian Nagelsmann.

Joao Cancelo u transferua në verën e vitit 2019 nga Juventusi te Man City për 65 milionë euro. Me Cityzens ka fituar dy herë Premier League (2021, 2022) dhe FA Cup (2021).

Top Channel