Në rrjet po flitet se Tea ka një pëlqim të fshehtë për Luizin brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ndërsa e motra nuk e ka mohuar.

E ftuar sot në “Fun Club”, motra e Teas, Maria u shpreh e sigurt se Luizi nuk ka pëlqim ndaj Kiarës. Ajo tha se me Tean, Luizi kuptohet me sy dhe situate do të ishte ndryshe nëse Luizi do të krijonte disa kufij dhe nuk do të ofendonte.

Tea është pak më e tërhequr, më e qetë. Për këta nuk kanë pasur kimi, deri në momentin kur u bë performanca e këngës kur u duk sikur gjithçka ndryshoi. Ata si shokë janë shumë komod me njëri tjetrin, kuptohen me sy. Nëse Luizi do krijonte disa kufij, mund te ishin shok më të mirë. Me thënë të sdrejtën nuk më duket sikur ka ndonjë pëlqim të madh ndaj Kiarës.”- është shprehur motra e Teas.

Top Channel