Një mesazh në telefon shkatërroi takimin mes Laurës dhe Arbit.

Laura po fliste me mesazhe me dikë që quhej Marko dhe Arbi dyshoi se konkurrentja kishte pëlqim për dikë prej djemve.

Por Laura tha se Marko është ish-i dashuri i saj, i cili i kishte shkruar.

Kjo solli revoltimin e Arbit, i cili është kundër mbajtjes së kontaktit me ish-ave.

Të dy konkurrentët e sqaruan debatin e tyre në Për’puthen Prime.

Arbi: Nuk mendoja se ishte një gjë për të fol por duke bërë takimin, nuk ishte vetëm Laura, kisha edhe probleme të miat në mendje dhe më bënë që të flisnim aty, i kërkova falje se ndoshta e ekzagjerova, mendimin e kam që një raport me ishin  nuk e shoh se unë vetë nuk kam kontakt me ishin.

Laura: Situata është pak delikate dhe e kuptoj që mund të jetë e keqkuptueshme, ishte për diçka që unë flas pa probleme dhe thjesht më erdhi në atë moment që nuk e prisja, mund të ma kishte thënë kur e pa, pa shkatërruar takimin, sepse nuk përfundoi mirë, nga ana ime unë ndarjet, lidhjet që kam pasur kanë qenë në mënyrë paqësore, gjërat nuk funksiononin, unë një rrugëtim, tjetri një rrugëtim tjetër, ngelet respekti, edhe nëse vendos të mos vazhdosh lidhjen, respekti ngelet, edhe nëse e has në rrugë e përshëndes.

Arbi: Në momentin që kam kontakt do të thotë se kam një farë interesi.

Laura: Unë nuk kam  asgjë.

Arbi: Mes dy ishave nuk ka arsye që të ketë kontakte.

Kujtojmë se çifti janë i vetmi i deklaruar për njëri-tjetrin në Për’puthen.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA